08:57 / E Martë, 31 Janar 2023 / B O

Orteku e mbytë ish-kampionin e botës në ski

Dy skiatorë u mbytën nga një ortek në malet e Japonisë të dielën.

Njëri prej të dyve është Kyle Smaine, kampioni botëror në “Free Style” me ski i vitit 2015. Amerikani ishte 31 vjeç.

Aksidenti ndodhi të dielën në një seksion të pasiguruar të vendpushimit të skive në malin 2649 metra të lartë Hakuba Norikura në provincën Nagano, ku u mbajtën Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1998./Indeksonline/