75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

OSBE dënon sulmin e Endrit Shalës ndaj gazetarit të Indeksonline

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Desir ka dënuar sulmin fizik që ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka bërë mbrëmë gazetarit të portalit Indeksonline, Ensar Ramadani.

Këtë e bëri të ditur Desir përmes një publikimi në rrjetin social Twitter.

“Unë e dënoj rëndë incidentin e fundit që ka ndodhur në Kosovë, ku një politikan e sulmoi fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Ky sulm duhet të hetohet në tërësi, siguria e gazetarëve duhet të jetë thelbësore që të ketë liri të mediave”, shkroi ai, transmeton Indeksonline.

Gazetari i Indeksonline mbrëmë ishte duke raportuar nga QKUK për plagosjen e këshilltarit të Fatmir Limajt, kur edhe u sulmua nga ministri në detyrë, Shala./Indeksonline/