75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

OSBE dënon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit kosovar, Valon Syla, që ndodhi sot paradite, pas një seri shkrimesh kundër diasporës.

Ky mision në reagimin e tyre thotë se e drejta për tu shprehur dhe menduar lirshëm duhet të respektohet nga të gjithë.

“Misioni i OSBE dënon sulmin ndaj Valon Sylës, kryeredaktor i Gazeta Metro. E drejta për të punuar pa kërcënim të dhunës duhet të garantohet dhe e drejta për lirinë e mendimit dhe shprehjes duhet të respektohet nga të gjithë. Misioni bashkohet me AJK në thirrjen e autoriteteve për të hetuar sulmin ndaj Syla dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës”, thuhet në reagim.