OSBE dhe Policia e Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin disa-javor për armë të gjata
Në kuadër të avancimit profesional dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, një grup zyrtarësh të Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Trajnimin e Avancuar për Armë Zjarri, duke u certifikuar njëkohësisht me titullin “Trajner i Trajnerëve” (Training of Trainers – ToT).
Trajnimi disa-javor është realizuar në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe është zhvilluar në mënyrë intensive, duke kombinuar mësimin teorik me ushtrime praktike, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe trajnimit profesional.

Programi ka përfshirë temat kryesore si:
- Menaxhimi dhe siguria e armëve të zjarrit
- Standardet profesionale të përdorimit operacional
- Metodologjia e trajnimit dhe vlerësimit
- Zhvillimi i aftësive pedagogjike për trajnim të avancuar
- Testime teorike dhe praktike sipas kritereve ndërkombëtare
Pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha moduleve dhe kalimit të testeve përfundimtare, pjesëmarrësit janë certifikuar si Trajnerë të Trajnerëve, duke fituar kompetenca për të trajnuar dhe certifikuar zyrtarë të tjerë policorë në fushën e përdorimit të armëve të zjarrit.
Ky certifikim përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe institucionale, duke krijuar kapacitete të qëndrueshme për trajnimin e brezave të rinj të zyrtarëve policorë, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të sigurisë dhe profesionalizmit.

Policia e Kosovës, përmes këtij bashkëpunimi me OSBE-në, riafirmon përkushtimin e saj ndaj:
- rritjes së profesionalizmit,
- respektimit të standardeve ndërkombëtare,
- garantimit të sigurisë publike dhe sundimit të ligjit.
Ky trajnim dhe certifikim shënojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve operative dhe edukative të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/

