OSBE flet me përfaqësues të serbëve të Kosovës përfshirë Listën Srpska për çështjen e dinarit
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/3333-3.jpg)
Misioni i OSBE në Kosovë, ka treguar se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të serbëve në Kosovë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Lista Serbe, që kishte iniciuar braktisjen e institucioneve të Kosovës, për t’u rikthyer më pas vetëm në Kuvendin e Kosovës.
Siç thuhet në njoftimin e OSBE në këtë takim është folur edhe për çështjen e dinarit.
Po ashtu është vënë në pah rëndësia që serbët e Kosovës të përfaqësohen brenda institucioneve në të gjitha nivelet.
“Shkëmbim i mirë me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës. Dëgjuan shqetësimet e tyre dhe përsëritën nevojën për konsultime dhe komunikim në kohë dhe gjithëpërfshirëse me ata që preken nga vendimet. Theksuam nevojën që interesat legjitime të komunitetit të përfaqësohen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet”.