OSBE-ja pas mbylljes së strukturave paralele: Rrezik për përkeqësim tensionesh

Misioni i OSBE-së ka reaguar pas mbylljes së objekteve paralele të Serbisë në Shterpcë dhe Leposaviq më 23 prill. Sipas tij, mbyllja e tyre ka ndikuar edhe në shërbimet e një qendre për mirëqenie sociale.
OSBE-ja ka thënë se ndërprerja e qasjes në shërbime thelbësore “pa ofruar alternativa të qëndrueshme ndikon në mënyrë disproporcionale te komunitetet joshumicë dhe rrezikon përkeqësimin e tensioneve ekzistuese”.
“Çështje të ndjeshme si këto duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili mbetet rruga më efektive për zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagim.