OSBE me projekt të financuar nga SHBA, trajnon institucionet në luftën kundër terrorizmit

Më 5-7 shtator 2023, Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale i Sekretariatit të OSBE-së, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë (OMiK) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), organizoi një kurs trajnimi tre-ditor në Pejë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte se si të përdoret inteligjenca financiare për të ndërprerë në mënyrë efektive kanalet e financimit të terrorizmit.
Pjesëmarrësit mësuan rreth teknikave analitike proaktive dhe reaktive dhe metodave hetimore për hetimet financiare, si pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit. Moduli i trajnimit theksoi rëndësinë e mbledhjes, trajtimit dhe përdorimit të inteligjencës financiare në hetimet kundër terrorizmit.
Një ekip trajnerësh vendas, të trajnuar më parë nga OSBE-ja dhe të mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë, mbajtën sesione mbi analizën e informacionit financiar dhe aplikimin e teknikave analitike në operacionet kundër terrorizmit.
Ata gjithashtu përfshinin në mënyrë aktive ekipe ndërinstitucionale në ushtrime mbi ciklin e inteligjencës, klasifikimin e inteligjencës dhe analizën e të dhënave dhe rrjetit.
Edëard Anderson, Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike dhe Sigurisë në OMiK, theksoi gjatë fjalës së tij të hapjes se frenimi i fluksit të fondeve për terroristët dhe rrjetet terroriste duhet të jetë në krye të përpjekjeve kundër terrorizmit dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për punën e tyre të përkushtuar.
Kursi përfaqëson modulin e dytë të programit të trajnimit të OSBE-UNODC për luftën kundër financimit të terrorizmit.
Qëllimi i programit është të ndërtojë kornizën operative të organeve lokale për të parandaluar lëvizjen, përdorimin dhe mbledhjen e fondeve për qëllime terroriste nga terroristët, në përputhje me angazhimet dhe standardet ndërkombëtare. Kursi u organizua me mbështetjen financiare të Shteteve të Bashkuara.