75 Mall Live Search
16:45 / E Diele, 21 Korrik 2024 / G T

Oscar Piastri fiton për herë të parë në karrierë, ia lëshoi garën Lando Norris

Piloti i McLarenit, Oscar Piastri ka fituar Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1.

Deri në xhiron e fundit ishte duke kryesuar, Lando Norris – por atij iu kërkua nga ekipi për ta lënë Piastrin të fitoj garën, shkruan Indeksonline

Oscar Piastri arriti të fitonte garën e parë në karrierën e tij në Formula 1.

Vendin e fundit në podium e zuri piloti i Mercedes, Lewsi Hamilton, kurse në pozitën e katërt u rëndit piloti i Ferrarit, Charles Leclerc./Indeksonline/