75 Mall Live Search
08:31 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / L A

Oscar rikthehet aty ku e nisi karrierën e tij

Ish-futbollisti i Chelseat, Oscar është rikthyer në vendlindjen e tij në Brazil.

Mesfushori brazilian, është transferuar te skuadra e Sao Paulos, aty ku filloi karrierën e tij.

Braziliani, do të nënshkruajë kontratën e tij me Sao Paulon deri më 2027.

Oscar, erdhi si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me skuadrën kineze, Shanghai Port.

Oscar, kujtojmë ka luajtur për skuadra si Sao Paulo, Internacional, Chelsea dhe së fundi te Shanghai Port./IndeksOnline/