75 Mall Live Search
13:46 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / S Z

OSHP-ja dritë të gjelbër tenderit të KEK-ut, Bajrami: Këta vazhdojnë me fizkultura, Vuk Hamoviq dhe NOA fitojnë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka marrë dritën e gjelbër nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për tenderin 137 milionësh për rehabalitim dhe modernizimin e njësisë A3.

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami reagoi për termet dhe kushtet e shkruara – për çka tha se vazhdon të ketë mungesë të studimit të fizibilietit dhe nga 6 ofertuesit “do të fitojë më i shkathti në negociata”.

“E derisa KEK-u vazhdon me këto fizkultura prej janarit, importi i energjisë rritet bashkë me të edhe fitimet e EFT së Vuk Hamoviçit, të NOAs e të tjerëve, e neve na faturohen ato jo veç në çmim të energjisë elektrike por edhe në çmimin e secilit produkt e shërbim që e blejmë. Korrupsioni është tu e shkatrru këtë vend”, shkroi Bajrami.

Postimi i plotë:

Vazhdon saga e tenderit 137 milionësh të KEK-ut, tash edhe me vulën e OSHP-së. KEK-ja pasi që kishte pezulluar tenderin dhe e kishte kthyer në pikën zero për shkak të një ankese në OSHP, sot po njofton se e ka rihapur tenderin sërish, me të njëjtat kushte, por tani kompanitë kanë kohë vetë 3 ditë për të ofertuar.

Pra, prapë KEK-u do të pranoj 6 ofertues dhe do të negocioj me ata se çka mund të bëjnë në A3 me 137 340 000 euro. Natyrisht do të fitoj ai i cili është me i shkathëti në ”negociata”, pasi që KEK-u nuk ka specifikacion teknik sepse mungon studimi i fizibilitetit.

E derisa KEK-u vazhdon me këto fizkultura prej janarit, importi i energjisë rritet bashkë me të edhe fitimet e EFT së Vuk Hamoviçit, të NOA-s e të tjerëve, e neve na faturohen ato jo veç në çmim të energjisë elektrike por edhe në çmimin e secilit produkt e shërbim që e blejmë. Korrupsioni është tu e shkatrru këtë vend.