75 Mall Live Search
14:45 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

Osimehn objektivi kryesor i Pochetinos për sulmin e Chelseas

Skuadra e Chelseas është duke vuajtur mungesën e një sulmuesi qendror.

Objektiv kryesor i trajnerit, Mauricio Pochetino, është bomberi i Napolit, Viktor Osimehn, shkruan IndeksOnline.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi nigerian nuk do të largohet nga kampioni i Italisë dhe ka zgjedhur transferimin te blutë e Londrës, përpara Manchester United dhe Arsenal.

Chelsea është e gatshme të paguaj klauzolën e lirimit, e cila është rreth 130 milionë euro.

25-vjeçari, sezonin e kaluar ishte futbollisti kryesor i Napolit, me të cilin arriti ta fitonte Serie A, duke shënuar 26 gola./IndeksOnline/