75 Mall Live Search
23:52 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Osimhen i hakmerret Napolit, del kundër vendimit dhe dëshirës së trajnerit Garcia

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ishte në qëndër të vëmendjes gjatë javë të fundit.

Nigeriani u tall nga faqja zyrtare e klubit në TikTok për një penallti të humbur ndaj Bolognas, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj ngjarje, raportet mes Osimhen dhe Napoit nuk janë si më parë, me sulmuesin i cili duket se ka marr vendim që të mos i gjuaj penalltitë gjatë këtij sezoni.

Prej ndeshjes me Bologan. Napoli fitoi tre penallti, ku në asnjëra prej tyre nuk u ekzekutua nga Osimhen.

Në ndeshjen ndaj Udineses në Serie A, trajneri i napolit, Rudi Garcia urdhëroi që Osimehn të gjuaj penalltinë, por nigeriani refuzoi ta bënte dhe përgjegjësinë e mori Zielinski.

Në ndeshjen e radhës ndaj Lecces, penalltia u ekzekutua nga Politano, ndërsa Osimhen nuk e morri përgjegjësinë as në ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke e lënë mesfushorin polak, Zielinski./IndeksOnline/