75 Mall Live Search
21:39 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / G T

Osimhen realizoi eurogol me Galatasarayn në Turqi

Skuadra e Galatasaray shënoi fitore 3:0 ndaj Antalyasporit, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Turqisë.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi afrikan, Victor Osimhen, shkruan Indeksonline

Madje goli i tij ishte më i miri në këtë takim, pasi në minutat e fundit Osimhen shënoi me rovershatë.

Këtij goli iu gëzua edhe Maruo Icardi, i cili po qëndronte në stol duke buzëqeshur – pasi shënoi dy golat tjerë në këtë përballje./Indeksonline/