Osimhen te Manchester United, agjenti i tij takohet me presidentin e Napolit

Victor Osimhen ka qenë futbollisti kryesor i Napolit sezonin që lamë pas, ku me 26 golat e tij arriti ta fitonte edhe titullin e Seria A.
E ardhmja e sulmuesi 24-vjeçar duket larg Napolit, me Manchester United e cila synon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.
“Sky Italy” raporton se agjenti i Osimhen është takuar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të diskutuar të ardhmen e nigerianit.
Disa klube të mëdha evropiane, duke përfshirë United , janë të interesuar për nënshkrimin e Osimhen, por presidenti i Napolit, De Laurentiis po refuzon ta shesë atë me çmim të ulët. Ai kërkon 150 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar, që do të ishte një shifër rekord.
Osimehn ka kontratë edhe dy vite me skuadrën e Napolit dhe De Laurentiis u takua me agjentin Roberto Calenda për të diskutuar një kontratë të re.
Sipas gazetës, biseda mes De Laurentiis dhe Calenda ka qenë e qetë. Thuhet se shefi i Napolit përsëriti vlerësimin e klubit për Osimhen, ndërsa Calenda kërkoi një rritje page. Të dy do të takohen sërish në të ardhmen e afërt për të diskutuar më tej./IndeksOnline/