75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

“Osimheni i ri”, te Chelsea një 18-vjeçar nga Nigeria fillon provat

Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës mbajti seancë stërvitore dhe aty u pa një fytyrë e re.

Bëhet fjalë për, Ibrahim Umar Hafiz, i cili vjen nga Nigeria dhe është vetëm 18-vjeçar, shkruan Indeksonline

E shohin si “Osimheni i ri”, kurse te Blutë e Londrës është në prova deri në muajin prill.

Umar është pjesë e skuadrës nigeriane, Ojodu City – ku gjatë këtij sezoni në gjashtë ndeshje ka shënuar dhjetë gola.

18-vjeçari shihet si sulmues i së ardhmes, kurse ai vendosi të bënte prova te Chelsea në vend se t’i bashkohet Bodo/Glimtit për 500 mijë euro, ku dy klubet kishin arritur marrëveshjet./Indeksonline/