75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 30 Gusht 2024 / G T

Osimheni vendos për të ardhmen, shkon në Arabi

Victor Osimhen është afër largimit nga Napoli në ditët e fundit të merkatos së verës.

Siç raporton Sky Sport, sulmuesi i Napolit tashmë ka vendosur të transferohet në Arabi Saudite, te skuadra e Al Ahli, shkruan Indeksonline

Osimheni pritet të nënshkruajë kontratën katërvjeçare, ku do t’i fitojë plot 40 milionë euro në vit.

Kurse, Napoli nga ky transferim do t’i mbushë arkat e klubit me plot 80 milionë euro, plus bonuset.

Kujtojmë se Osimheni ishte në bisedime edhe me skuadrën e Chelseat, por kjo e fundit nuk pranoi të paguante shifra marramendese për lojtarin nigerian./Indeksonline/