Osman Ismaili sjellë në gjuhën shqipe librin e dijetarit të famshëm austriak (Foto)
Profesor Dr. Osman Ismaili e ka bërë promovimin e librit “Teoria e përgjithshme e së drejtës dhe shtetit” në gjuhën shqipe. Libri i dijetarit të famshëm austriak, Hans Kelsen është përkthyes në shqip nga profesori i Fakultetit Juridik.
Para profesorëve dhe studentëve, Ismaili ka treguar rëndësinë e librit, libër i cili ka marrë vlerësime të larta edhe nga të pranishmit. Ismaili ka treguar se i janë dashur 18 muaj për të përkthyer këtë libër.
Studentët e të gjitha fakulteteve tani e kanë mundësinë që ta kenë në sirtaret e tyre këtë libër në biblioteka si dhe në Fakultetin Juridik në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi./Indeksonline/