75 Mall Live Search
23:17 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Osmani pas sulmit terrorist në Vjenë: Zemrat tona janë me njerëzit e Austrisë

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë.

Përmes një postimi të bërë në Tëitter, Osmani ka thënë se zemrat e kosovarëve janë me njerëzit e Austrisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Lajme të tmerrshme nga Austria, qyteti i muzikës dhe kulturës. Më e rëndësishmja, qyteti i paqës. Zemrat tona janë me njerëzit në Austri. Po i dërgoj lutjet tona dhe solidaritetin me të gjithë ata që u përballen me këtë sulm terrorist. Kosova është gjithmonë në anën tuaj.