75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / A. M.

Osmanaj: Tifozëve serbë mund t’u ndalohet hyrja në stadiume, vendim i ngutshëm dënimi i UEFA-së ndaj Arlind Sadikut

Dënimi nga UEFA ndaj gazetarit kosovar, Arlind Sadiku, i cili bëri shqiponjën para tifozëve serb, po shihet si i ngutshëm dhe i çuditshëm.

Kryeredaktori i “Indeksonline”, Shkëlqim Osmanaj ka thënë se lobi serb ka ndikuar që të dënohet gazetari Sadiku.

Megjithatë, Osmanaj gjatë një interviste në ATV s’e ka përjashtuar që të ketë dënim edhe ndaj tifozëve serbë.

“Mendojë se në raste të tilla Serbisë mund t’i ndalohet edhe hyrja e tifozëve në stadium”, u shpreh ai.

No description available.