75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 12 Janar 2026 / F.R

Osmani: 5 vjet pa u ndalur në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një deklaratë të saj të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku theksoi angazhimin e vazhdueshëm pesëvjeçar në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë.

Në fjalimin e saj, Osmani ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si plotësisht të pavërteta. Ajo, njëkohësisht, i ftoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit që të vizitojnë Kosovën për të parë nga afër realitetin dhe përparimin e vendit, shkruan IndeksOnline.

“Qartësisht, ajo që presidenti Vuçiq ka deklaruar është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli, që të vizitoni Republikën e Kosovës për të parë vetë përparimin që kemi bërë dhe demokracinë që po lulëzon. Më pas, ju vetë mund të vendosni nëse do t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij”, u shpreh Osmani.

Presidentja theksoi se Kosova e sotme është ndërtuar mbi dhimbjen e së kaluarës, e cila ka ardhur si pasojë e mungesës së drejtësisë.

“Unë fola sot për Kosovën, por Kosova e sotme ka marrë formë nga dhimbja e së kaluarës për shkak të mungesës së drejtësisë”, deklaroi ajo.

Më poshtë mund të gjeni deklaratën e plotë të presidentes Osmani./IndeksOnline/