Osmani: Albert Rohan, një ndër mbështetesit më të mëdhenjë të rrugës sonë drejt pavarësisë
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, nëpermjet një statusi në facebook ka reagur për vdekjen e diplomatit austriak, Alber Rohan duke thënë se një ndër intervistat e tij të fundit, ai thotë se idetë për ndryshim të kufijve i ngjajnë logjikës fisnore.
“Paska ndërruar jetë diplomati austriak, Albert Rohan, një ndër mbështetesit më të mëdhenjë të rrugës sonë drejt pavarësisë.
Në një ndër intervistat e tij të fundit, ai thotë se idetë për ndryshim të kufijve i ngjajnë logjikës fisnore mesjetare dhe poashtu kritikon marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Thaci dhe Dacic, e cila sipas Rohan bie në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe krijon hapësirë për një Republika Srbska brenda Kosovës:, ka thënë ajo në Facebook./Indeksonline/