75 Mall Live Search
13:42 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani, Avdullah Hotit: PAN-in e quaje “bandë kriminale”, sot po qeveris me të!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërkesës së disa deputetëve të LDK-së që ta përjashtonin nga salla deputetin e LVV-së, Artan Abrashi, i cili e quajti Qeverinë e Hotit, – “Koti”.

Sipas saj, në të kaluarën kishte raste edhe më të rënda. Madje, kryeparlamentarja iu drejtua kryeministrit Hoti, duke i thënë se derisa ishte në opozitë përdorte gjuhë edhe më të rëndë.

Osmani asoconte me deklaratën e Hotit ndaj partive të PAN-it, me të cilët tashti bashkqeverisë.

Kryeministri Hoti iu kishte drejtuar koalicionit PAN me fjalë të rëndë “Bandë kriminale”. /Indeksonline/