Osmani: Bashkë me qytetarët e Kosovës do ta nxjerrim këtë vend nga humnera
Vjosa Osmani pak minuta më parë u nominua nga LDK si kandidate për kryeministre nga ky subjekt.
Në fjalimin e parë si kandidate për kryeministre, Osmani tha se nga sot e tutje qytetarët e Kosovës do të kenë zë.
Tutje, shtoi se bashkë me qytetarët e Kosovës do ta nxjerrim këtë vend nga humnera të cilët e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm e të korruptuar.
Për më shumë lexojeni fjalimin e plotë të saj:
Bashkërisht me qytetaret e Kosovës ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë, që bashkërisht me qytetarët e Kosovës ta nxjerrim këtë vend nga humnera të cilët e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, njerëz të korruptuar, të cilët asnjëherë interesin e qytetarit nuk e kanë pasur prioritet.
I garantoj qytetarët e Kosovës se asnjëherë më nga sot e tutje, nuk do të ndihen se nuk kanë zë, në veçanti të gjitha gratë, vajzat, nënat asnjëherë nuk do të ndihen në Republikën e Kosovës që nuk kanë zë.
Falënderoj secilin aktivistë të LDK-së që pavarësisht baticave, zbaticave kurrë nuk rreshtin së besuari se LDK është alternativa e vetme për ta shtyrë Kosovën përpara dhe jam e bindur ashtu siç tha kryetari Mustafa se vetëm si ekip, vetëm duke i qëndruar pranë njëri tjetrit mund të arrijmë sukses për Kosovën tonë.
Vetëm si ekip bashkë me Lutfi Hazirin, bashkë me kolegët tjerë do të jemi të ndërgjegjshëm që Kosovës të ia kthejmë dinjitetin dhe më në fund qytetarët tanë të ndihen krenar.