Osmani: Bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që na pret

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka marrë përkraje të madhe nga gratë në një tubim të organizuar.
Sipas Osmanit, bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që e pret Fushë Kosovën.
Postimi i plotë:
Një takim elektoral i mrekullueshëm me vajzat dhe gratë tona, i organizuar pikërisht në ditën e parë të Muajit Rozë – muajit të fushatës parandaluese për luftën kundër kancerit të gjirit.
Sonte prezantuam me krenari 13 kandidatet tona femra, të cilat me profesionalizëm, integritet dhe pasion po japin maksimumin për fitoren e madhe më 12 tetor.
Në këtë takim u prezantua edhe programi ynë qeverisës për familjen dhe gruan, një vizion i qartë që garanton më shumë mbështetje, siguri dhe mundësi të barabarta për të gjitha.
Ky bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që na pret./Indeksonline/