75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 02 Janar 2026 / Z S

Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zotëriun e parë, Prindon Sadriu, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Homazhet janë duke u zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe presidentja Osmani.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan./Indeksonline/