Osmani: Bullgaria ka qenë gjithmonë përkrahëse e palëkundur e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me homologun bullgar, Rumen Radev.
Takimi mes dy palëve vjen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan IndeksOnline.
Pas takimit, Osmani u shpreh se Bullgaria ka qenë gjithmonë përkrahëse e palëkundur e përpjekjeve të Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë një përkrahëse e palëkundur e përpjekjeve të Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare. Me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, biseduam për thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, mbrojtjen, arsimin dhe eksplorimin e mundësive të reja për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, shkroi presidentja në “X”.