75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / A. M.

Osmani dakordohen me Hotin për lirimin nga detyra të Shefit të AKI-së!

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani kanë rënë dakord sa i përket kërkesës së Hotit për lirim nga detyra të Drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi.

“Po, ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së “, ka konfirmuar për Indeksonline, Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes, Osmani.

“U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”.

President of the Assembly - Kuvendi i Kosovës