12:22 / E Diele, 21 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Osmani: “Defender Europe ’23” është simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur ushtrimin ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë.

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit “Defender Europe ’23”, presidentja Vjosa Osmani, tha se së bashku do të jenë më të fortë nga “forcat që tentojnë të na ndajnë”.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë. Së bashku ne jemi më të fortë nga forcat që tentojnë të na ndajnë. Objektivi i “Defender Europe ’23”, është që ta shpërfaqë artilerinë ushtarake më të madhe dhe së bashku mund ta bëjmë kontinetin më të sigurt”, tha Osmani.