75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 30 Prill 2026 / H F

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun: Ishte takim miqësor (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, transmeton IndeksOnline.

Pas përfundimit të takimit, Osmani është shprehur shkurt për media, duke e cilësuar atë si një takim joformal. “Ka qenë kafe mes miqsh”, ka deklaruar ajo teksa është larguar nga ambienti ku u zhvillua takimi.

Takimi, i cili zgjati rreth dy orë, u mbajt në një nga restorantet e kryeqytetit dhe erdhi në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.