75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / AR

Osmani dekoron pjesëtarët e FSK-së që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

Pas sukseseve të treguara gjatë operacionit të kërkim shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës u kthye mbrëmë në Kosovë, duke përmbyllur me sukses edhe një mision fisnik në shpëtimin e jetëve nga tragjedia në Turqi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot po dekoron pjesëtarët e FSK-së, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, raporton Indeksonline.

“Sot po dekorojmë kontigjentin e FSK-së për punën e jashtëzakonshme. Të dashur ushtarë, veprimet e juaja heroike janë burim frymëzimi për të gjithë ne”, u shpreh Osmani.