75 Mall Live Search
17:49 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / MSH1

Osmani dekreton Ligjin për ndarjet buxhetore, për vitin 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës ka dekretuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Lajmi është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

“Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, ka thënë Kupina.

Me dekretimin e këtij ligji, hyn në fuqi zbatimi i ndarjeve buxhetore për institucionet dhe programet përkatëse për vitin e ardhshëm.

Buxheti i vitit 2026 parashihet të arrijë në rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi tre miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 867 milionë euro për nivelin lokal.