75 Mall Live Search
17:21 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / MSH

Osmani dënon sulmin ndaj kryetarit Muhaxheri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e sotëm fizik që iu bë kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Sipas presidentes, ky nuk është sulm vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por dhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor, transmeton IndeksOnline.

“Përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë” u shpreh presidentja.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, kryetari Muhaxheri u sulmua fizikisht nga disa persona, me të dalë nga një lokal i qytetit.

Ai pësoi lëndime trupore për shkak të goditjeve të shumta që mori në kokë dhe trup.

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë bëri të ditur se dy persona janë arrestuar për këtë sulm.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti dhe rrethanat e tij janë duke u hetuar nga organet përkatëse./IndeksOnline/