75 Mall Live Search
13:12 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / MSH

Osmani dhe Abbotti flasin për investimet e Teksasit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Në vazhdën e takimeve, Osmani ka takuar edhe guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, raporton Indeksonline.

Bashkë me Abbott, Osmani thotë se nënvizuan potencialin e jashtëzakonshëm për thellimin e lidhjeve me Teksasin, sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

“Në Austin, në një takim të përzemërt me guvernatorin Greg Abbott, nënvizova potencialin e jashtëzakonshëm për thellimin e lidhjeve me Teksasin, me një fokus të veçantë në ekonomi dhe investime. Mirënjohës për Shpalljen zyrtare për nder të 17 shkurtit si Dita e Pavarësisë së Kosovës në Teksas – shenjë e miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara” shkroi Osmani në profilin e saj në platformën “X”.