75 Mall Live Search
17:37 / E Martë, 01 Mars 2022 / OSH

Osmani dhe Erdogan në konferencë të përbashkët, ja çfarë thanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Ai tha se kompanitë turke janë të gatshme të investojnë edhe më shumë në Kosovë,sidomos në sektorin e energjisë.

“Ndjej një kënaqësi të madhe që mirëpres presidenten,Osmani në Turqi. Besoj se vizita e saj do të shërbej për të përforcuar më tej vëllazërinë dhe solidaritetin ndërmjet dy shteteve. Në takimet tona kemi shkëmbyer mendimet për situatën në Ballkan dhe Ukrainë. Ne diskutuan edhe se çfarë mund të bëjmë që të bashkëpunojmë edhe me tej në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë e fushave të tjera. Ne i kushtojmë rëndësi të madhe zhvillimit të Kosovës. Dëshira jonë e sinqertë është që të përfundoj sa më shpejt dialogu Kosovë-Serbi, ne jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën për arritjen e paqes. Uroj që vendimet dhe kemi marrë dhe marrëveshjet që kemi nënshkruar të jenë të dobishme për dy popujt”, tha ai.

Kurse, presidentja Osmani theksoj se vetëm njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon.

Ajo tha se së bashku me Turqinë janë duke bashkëpunuar që të sjellin sa më shumë njohje për Kosovën.

“Turqia shumë shpesh ka qenë zëri ynë në forume ndërkombëtare.  Në kuadër të NATO-s Turqia mund të bëj shumë duke i dhënë Kosovës përkrahje të drejtëpërdrejtë. Për të mbajtur shtetet tona afër rol të jashtëzakonshëm kanë dhënë shqiptarët në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë.

Edhe sot në këtë takim duke parë ngjarjet në Ukrainë, Kosova pontencio për integritetin e popullit ukrainas e çmoj shumë vendimin e presidentit Erdogan për ndihmën ndaj Ukrainës.

Përpjekjet për destibalizim në Ballkan e ka bërë Rusia përmes shteteve tjera, pra Serbisë. Bota demokratike duhet t’i përgjigjet me vendosshmëri agresionit rus. Vetëm njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjell stabilitet dhe paqe në rajon. Kosova vazhdon të përballet me tendenca të Rusisë”, tha ajo./IndeksOnline/