75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 06 Tetor 2023 / MSH

Osmani dhe Golob flasin për sfidat e Kosovës pas agresionit serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Osmani theksoi se e ka informuar Golobin për sfidat më të fundit që po përballet Kosova pas agresionit të Serbisë.

“Në EPC pata një shkëmbim edhe me kryeministrin slloven Robert Golob, gjatë të cilit e informova për sfidat më të fundit të sigurisë me të cilat po përballet Kosova, pas aktit agresiv të Serbisë”, shkroi Osmani.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjithë kontinentin tonë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin”.