16:32 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / MSH

Osmani dhe homologu indonezian flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo, në Konferencën për Ndryshimet Klimatike.

Me presidentin e shtetit që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, Osmani tha se ka biseduar për potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“E nderuar të takohem me Presidentin indonezian, Joko Widodo, gjatë COP28 sot. Theksova potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indonezisë në dobi të popujve tanë paqedashës dhe se si mund të kontribuojmë së bashku në adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, tha Osmani.

Osmani këtë konferencë ka shfrytëzuar për takime me liderë të ndryshëm nga bota.