75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / MSH

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

Takimi zuri vend në Budapest, atje ku Osmani po qëndron për vizitë zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Bashkë me Kövér, presidentja thotë se diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror, në përfitim të qytetarëve të të dy vendeve.

“Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, shkroi Osmani.