75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / MSH

Osmani dhe kryeministrja e Danimarkës flasin për paqen dhe sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

Në Facebook, presindentja Osmani ka shkruar se me kryeministren e Danimarkës kanë diskutuar për qëllimet e përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Osmani.