75 Mall Live Search
17:43 / E Martë, 24 Shtator 2024 / MSH

Osmani dhe kryeshefja e MCC-së flasin për marrëveshjen 237 milionëshe për energjinë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Gjithnjë kënaqësi ta takoj kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë.