Osmani dhe kryetarja e Parlamentit Evropian flasin për anëtarësimin e Kosovës në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsolën.
Gjatë takimit është diskutuar për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në Facebook, presidentja njoftoi se bashkë me Metsolën biseduan edhe mbi sfidat që i kanë përpara në rrugën e anëtarësimit.
“Takim shumë i mirë me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, shkroi Osmani.
Takimi Osmani-Metsola u bë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Budapest të Hungarisë./IndeksOnline/