75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / L K

Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në konferencën mbi dhunën seksuale në konflikt

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka organizuar konferencën ndërkombëtare, mbi dhunën seksuale në konflikt, për ndër të 25-vjetorit, përcjell IndeksOnline.

Në këtë konferencë morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mbështetja për të mbijetuarat do të rritet dhe do të vazhdojë.

“Është vështirë të flasësh pas Vasfijës pas emocioneve plotë dhimbje edhe 25 vite pas. Jep një mesazh me pak fjalë që ka arritur të thyejë barriera e stigma. Faleminderit Vasfije dhe Shyhrete që keni arritur që këtë dhimbje ta shndërroni në drejtësi që ta dëshmoni gjithkund në botë. Ata që u munduan ta ç’nderojnë Kosovë nuk kanë arritur dhe nuk do të arrijnë kurrë. Ju jeni krenaria e Kosovës”, tha Osmani.

“Edhe në luftën gjenocidale dhuna seksuale u përdor si armë, që të shkaktojë dhimbje që do përshkonte gjenerata, edhe gjeneratat që do lindin pas luftës. Ne treguam një të vërtetë, që nuk ka forcë e krim sado brutal që mund ta thyej shpirtin e një populli që do drejtësi. Padrejtësitë nuk duhet asnjëherë të kalojë në heshtje. Fokusi duhet të jetë tek lufta për drejtësi”, vlerësoi Osmani.