75 Mall Live Search
07:14 / E Martë, 26 Korrik 2022 / AR

Osmani dhe Kurti do ta takojnë sonte Blinken

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurit sot do të  priten nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Takimi me të do të ndodhë në ditën e dytë të qëndrimit të dy krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët udhëtuan atje për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Takimi në Departamentin e Shtetit ndërmjet Osmanit, Kurtit dhe Blinken do mbahet në ora 16:30, sipas orës lokale të Washington D.C. ose 22:30 sipas orës sonë lokale.