75 Mall Live Search
09:46 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / MSH

Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut, në Vatikan, shkruan IndeksOnline/.

Osmani arriti në Vatikan dje, ku u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Kryeministria kanë njoftuar se drejt Romës është nisur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në varrimin e Papa Françeskut po marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz, me më shumë se 170 liderë botërorë që kanë shkuar për të bërë nderimet e tyre, gjithashtu.

Papa Françesku u nda nga jeta të hënën e 21 prillit, në moshën 88-vjeçare./IndeksOnline/