75 Mall Live Search
20:36 / E Diele, 05 Shtator 2021 / AR

Osmani dhe Kurti në “Fadil Vokrri” për përballjen me Greqinë

Sonte në ora 20:45 do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të kërkojë të mbetet në garë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022.

Për të parë këtë ndeshje, tashmë në stadium ndodhet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Indeksonline ka siguruar pamje nga arritja e tyre në “Fadil Vokrri”.

Me masat e reja të qeverisë së Kosovës kundër Covid-19, 10 për qind e kapacitetit të stadiumin “Fadil Vokrri” do të lejohet të mbushet me tifozë për takimin e sotëm të Grupit B kualifikues.