Osmani dhe Kurti në Gjermani, pjesë në hapjen e ceremonisë “Turning the Tide”!
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti po vazhdojnë takimet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermnisë.
Përmes një postimi në “Twitter”, presidentja ka publikuar disa fotografi gjatë hapjes së ceremonisë “Turning the Tide”, transmeton Indeksonline
“Kosova është e gatshëm të kontribuojë si një partner e besueshëm dhe ne presim të takojmë kolegët dhe të marrim pjesë në diskutime thelbësore këtë fundjavë”, ka shkruar ajo.



Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Osmani ka takuar kryeministrin e Libanit Najib Mikati.
Presidentja Osmani dhe kryeministri i Libanit Mikati ranë dakord që t’i avancojnë raportet mes dy shteteve. /Indeksonline/


