75 Mall Live Search
07:13 / E Martë, 26 Prill 2022 / OSH

Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata janë nisur në ora 04:00 të mëngjesir drejt Amerikës.

Atje të dy, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera./IndeksOnline/