75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 23 Maj 2022 / MSH

Osmani dhe Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Komunës së Junikut, kanë vendosur kurora me lule te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha.

Ndërkohë, presidentja Osmani është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në rastin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut.