Osmani dhe politikani boshnjak takohen në EPC: Kosova dhe BeH kanë histori të dhimbshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviq.
Takimi është bërë në kuadër të Komitetit Politik Evropian, që po mbahet në Mbretëri të Bashkuar, shkruan Indeksonline.
Pas takimit, Osmani u shpreh se Kosova dhe Bosnja kanë histori të dhimbshme, por përkushtim të pashembullt ndaj drejtësisë për të kaluarën dhe të ardhme të përbashkët brenda BE-së dhe NATO-s.
“Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë të dyja një histori të dhimbshme, por kanë një përkushtim të pashembullt ndaj drejtësisë për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në takimin tim me Kryetarin e Presidencës, Denis Beqiroviq, në Samitin e Liderëve të EPC-së, ne theksuam se bashkëpunimi ynë i forcuar është në shërbim të paqes dhe prosperitetit afatgjatë për të gjithë rajonin tonë” shkroi Osmani në profilin e saj në “X”./Indeksonline/