75 Mall Live Search
14:45 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / MSH

Osmani dhe von der Leyen flasin për heqjen e masave të BE-së, ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim zyrtar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi u mbajt në ambientet e Presidencës, teksa pas përfundimit të bashkëbisedimit, Osmani deklaroi se Kosova është e gatshme të ecë përpara, për të ardhmen e saj evropiane, shkruan IndeksOnline.

“Kosova është e gatshme të ecë përpara me vendosmëri, me reforma të prekshme dhe me një angazhim të fortë për të ardhmen e saj evropiane.

Ishte një nder të mirëprisja përsëri në Republikën e Kosovës, presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Së bashku diskutuam zbatimin e Planit të Rritjes, nevojën urgjente për të hequr masat e padrejta të vendosura ndaj qytetarëve tanë dhe hapat e ardhshëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE.

Mbështetja e vazhdueshme e Komisionit për këtë proces mbetet parësore” u shpreh Osmani, pas takimit.

Takimi me Osmanin i parapriu atij me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.