20:40 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Osmani: Do të jam zëri i Juaj i fuqishëm në Kuvend , do të jam adresë e përhershme e juaja

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 49, Fahri Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jetë zëri qytetarë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se koha është për qeverisje të guximshme dhe me program të matshëm dhe konkret. Sipas tij këto i ka PDK-ja, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Fahri Osmanit:

Të dashur llapjan, miq, simpatizant dhe përkrahës,

Fushata zgjedhore po përfundon. Dita e zgjedhjeve po vjen.

Kanë mbetur edhe një ditë, kur do të votoni.

Vota është besim! Këtë besim tuajin, tashmë e keni konfirmuar gjatë takimeve të shumta që kishim.

Jam mirënjohës dhe shumë falenderues për të gjithë Ju, që u takuam gjatë këtyre ditëve, por edhe për ata, që për arsye të ndryshme s’kishim mundësi të takohemi.

Unë besoj në vendimin tuaj të drejt. Në përkrahjen tuaj me votë që do të ma bëni të dielen.

Besimi Juaj ka domethënie të madhe për mua!

Besimin Tuaj, do ta kthej me përkrahje për Ju, me punë dhe përgjegjësi.

Do të jam zëri i Juaj i fuqishëm në Kuvend. Do të jam adresë e përhershme e Juaja. Do të jam pjesa e Juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në tempullin e shtetit tonë të përbashkët.

Andaj, ju ftoj që të dilni të dielen dhe të më jepni besimin tuaj me votë.

Koha është për qeverisje të guximshme dhe me program të matshëm dhe konkret. Këtë e ka PDK. Së bashku, do ta jetësojmë me Kadri Veselin, Kryeministër.

Ju falenderoj për mbështetje!

Na prift e mbara!

#PDK112

#KadriVeseli1

#FahriOsmani49

#NdërtojmëtëArdhmen

#PërTydheShtetin